Princesha Argjiro-Ismail Kadare Kuptimi

Princesha Argjiro është sundimtarja e qytetit të Gjirokastrës gjatë shekullit XIV, pas vdekjes së burrit. Princesha Argjiro lufton me turqit kur ata e rrethojnë kalanë e Gjirokastrës, mirëpo njeri turproje e tradhëton ndaj ata futen në kala. Për të mos rënë e gjallë në duart e turqve, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë bashke me djalin e saj foshnje dhe u copëtua mbi një shkëmb. Mirëpo foshnja sipas legjendës mbeti gjallë.
Princesha Argjiro.jpg

Fragment nga libri

Princesha me djep në krahë
U vërvit nga kulla poshtë...
Dallëndyshet i ke parë
Kur mësojnë vjeshtës zogjtë?
Rrugën e parë në jetë
Me foshnjën bënte princesha.
Në qiell t'atdheut përpjetë
Ajo mbeti, e varur peshë.
Ajo bije e nuk po bije,
Një shami në hapësirë.
Pezull mbi shekujt me hije
Si ëndërr e bardhë ka ngrirë.
Shenime Mbi Ismail Kadarenë
Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal, me një traditë narracioni që e ka origjinën nga Homeri.

Ismail Kadare (lindur më 1936) është njëri nga shkrimtarët më të shquar bashkëkohorë, i nominuar disa herë për çmimin "Nobel" në letërsi. Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë gjuhë të botës.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin Princi Asturiaspër Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Me pëlqimin e tij, duke filluar nga viti 2015, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin "Kadare" për letërsi.
Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.

Comments

  1. Kush po shannnnnnnnn😥😭😠😠😠😠😠

    ReplyDelete
  2. a muni me ba kumentimin e tij ma te gat

    ReplyDelete
  3. Bravo ju koft per qeto shkenca 😂😂😂😂😂😇

    ReplyDelete
  4. a eshkruani kuptimin be se sjam tu e kuptu a mundni dikush me ma kallxu kumtimin mja shkrujt plizzz aj qe ma trgon zoti e shprebjet me te gjith xherat

    ReplyDelete
  5. I took a wooooooooook to Poland
    Follow pls @adxs.1 tiktok

    ReplyDelete

Post a Comment